“Përralla me ujku e han qingjin” i ka cilësuar diskutimet dhe propozimet e Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e sotme të Kuvendit, Deputeti nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati.
“Ku jeni more mesi, pak ma gjallë, jeni zverdhë diçka prej të dieles”, ishte komenti satirik me të cilin ky deputet nisi fjalimin e tij në foltore, duke ju referuar rezultateve të zgjedhjeve të 17 tetorit.
“Ju që s’keni sensin dhe sentimentin për drejtësi tani më bëheni këtu kinse jeni kredibil për këto ndryshime që në fakt këtu janë propozuar shumë kohë më parë në 2019-tën. Pra, ju jo që s’keni sens, por e keni kallë këtu me mollotova me gjithçka, nuk mund të jeni kredibil për këto”, ka thënë Kastrati.
Deputeti Kastrati, përsëri gjeti kohë edhe të ironizojë me shkencëtarin Jahja Koka, i cili është njëherit edhe deputet nga rradhët e LVV-së, duke iu drejtuar atij me një frazë latine.
“Siç kishte me thënë një kolegë i juaji që flet shumë bukur latinisht ‘O tempora, o Mores!’, a po me kupton, o zot o zot!”, tha ai, ndonëse ajo fjali nuk ka të bëjë me thirrje ndaj perëndisë, por do të thotë “Ashtu si kohët, ashtu edhe zakonet”.
Ndërsa LVV-në, Kastrati e cilësoi si hipokrite, tha se “tash t’ua besojë jush dikush se mirë-administrii i drejtësisë është sikur me besu që nata është ditë, sikurse të besojmë se s’jemi në parlament të Kosovës por në Bundestag”.
Me këso kontrastesh kundërthënëse, dhe përmes satirizimit me to, Kastrati synoi të artikulojë karakterin politik të Lëvizjes Vetëvendosje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Europapa apo Baby Lasagna? – Garuesit për t’u pasur kujdes në Eurovision 2024
-
Kurti në Kongresin e socialistëve evropianë: Qëndrojmë në mbrojtje të demokracisë përballë autokratëve
-
Universitetet izraelite nuk mund t’u mësojnë hebrenjve amerikanë as gjënë themelore për të drejtat dhe lirinë e njeriut
-
Abdixhiku: Po marrim mbështetje për programin kombëtar të LDK-së
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Niger, pa një strategji të vërtetë Biden po humbet Afrikën
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës