Dy skuadra të moshave të Kosovës, U17 dhe U19, nisin sot rrugëtimet në kualifikueset për evropianet përkatëse.
Kosova U17:
U17-shat nisin sot rrugëtimin e tyre për kampionatin Evropian që do të zhvillohet në Izrael në vitin 2022.
Dardanët e “vegjël”, ndeshjen e parë e zhvillojnë në Vien, përballë Austrisë.
Përveç tyre, në grup janë edhe Sllovenia dhe Ishujtë Faroe.
Për Kosovën kjo është mundësia më e mirë që ka pasur ndonjëherë për t’u kualifikuar në fazën e dytë të kualifikimeve.
Ndeshja e tyre fillon në orën 18:30.
Kosova U19:
Skuadra U19 grupin e ka pak më të vështirë.
Ata nisin sot herët, me ndeshjen që fillon në orën 13:00.
E para e tyre është përballë Norvegjisë, në kuadër të Evropianit 2022 që zhvillohet në Sllovaki.
Përveç Norvegjisë, në grup me Kosovën bëjnë pjesë edhe Uellsi e Gjeorgjia.
Kosova U19 kërkon fitoren e parë pas vitit 2018, me tetë ndeshjet e tyre të fundit që kanë përfunduar në pesë disfata dhe tre barazime.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’