Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami ka gjetur rrugën e rrjetës në Serie A në përballjen me Venezia-n.
Empoli u mund në shtëpi nga Venezia me rezultatin 1-2, ndërsa në fushë për vendasit ishin dy shqiptarët Bajrami dhe Ardian Ismajli.
Bajrami shënoi golin e parë individual në Serie A, kur ekzekutoi saktë një 11 metërsh në minutat e fundit të takimit (89’).
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com