Marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit do të zyrtarizohen, më 1 shkurt. Zyrtarizimi i marrëdhënieve diplomatike do të konkretizohet në një ceremoni virtuale.
Këtë njoftim e bëri të ditur Ministria e Punëve të të Jashtme në Kosovë. Republika e Kosovës po hyn në një etapë të re me Izraelin.
“Firmosja zyrtare e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike do të bëhet nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, z. Gabriel Ashkenazi”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Kosovë.
Njohja e Kosovës nga Izraeli është bërë e mundur falë mbështjetjes Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Më 4 shtator vendet nënshkruan zotimet e tyra në SHBA.
Në zotimin e nënshkruar nga Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përcaktohet se Ambasada e Kosovës do të hapet në Jeruzalem.
“Ky moment tejet i rëndësishme për ne, është përjetësim i miqësisë së gjatë, mes popujve tanë, që tani po kurorëzohet me lidhjen e marrëdhënieve diplomatike”, është shprehur me këtë rast shefja e diplomacisë kosovare, duke shtuar se Kosova është përjetësisht mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Europapa apo Baby Lasagna? – Garuesit për t’u pasur kujdes në Eurovision 2024
-
Kurti në Kongresin e socialistëve evropianë: Qëndrojmë në mbrojtje të demokracisë përballë autokratëve
-
Universitetet izraelite nuk mund t’u mësojnë hebrenjve amerikanë as gjënë themelore për të drejtat dhe lirinë e njeriut
-
Abdixhiku: Po marrim mbështetje për programin kombëtar të LDK-së
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Niger, pa një strategji të vërtetë Biden po humbet Afrikën
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës