Kurti vizitë një ditore në Slloveni – pjesëmarrës në forumin ku diskutohet e ardhmja e Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së marte do të udhëtoj për në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, forum në të cilën do të diskutohet e ardhmja e Evropës dhe zgjerimi i saj.
Gjatë vizitës një ditore Kurti, do të jetë pjesë e një paneli ku do të diskutohet e ardhmja e Evropës dhe zgjerimi i mundshëm i saj.
Në panelin ku do të marrë pjesë Kurti të pranishëm do të jetë Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi si dhe kryeministrat e presidentë të shteteve të ndryshme të Ballkanit si dhe të Evropës.
Në panelin “E ardhmja e Evropës – Zgjerimi” ku Kurti do të jetë pjesëmarrës, shihet mungesa e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Bazuar në njoftimin për media të Zyrës së Kryeministrit, thuhet se Kryeqeveritari Kurti do të ketë takime bilaterale për të siguruar përkrahje dhe koordinim për menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Forumi Strategjik i Bledit, është një konferencë ndërkombëtare në Evropën Qëndrore dhe Jug-Lindore, që ofron një platformë për të shprehur opinionet mbi shoqërinë moderne dhe të ardhmen e saj.
Qëllimi i Forumit është të mbledhë pjesëmarrës nga fusha të ndryshme me njohuri të ndryshme dhe t’i inkurajojë ata të shkëmbejnë pikëpamje dhe të kërkojnë zgjidhje novatore për sfidat aktuale dhe të ardhshme.
Për më tepër, Forumi është gjithashtu një mundësi unike për takime dhe rrjetëzim me aktorët rajonalë dhe globalë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Thaçi: Ne fillojmë negociatat me VMRO-në në momentin kur ata janë gati ta tregojnë ditën për ndryshimet kushtetuese
-
Szunyog kërkon nga Kosova dhe Serbia bashkëpunim për Deklaratën për Personat e Zhdukur
-
Gjykimi ndaj Krivaqës dhe Sejdiut nis më 16 maj
-
Martens: Kushtëzimi i Kosovës s’do të thotë gjë tjetër veçse t’i jepet Serbisë e drejta e vetos në Këshillin e Evropës
Lajmet kryesore
-
Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e ‘Report’ për Shqipërinë
-
BE dënon sulmin ndaj gjyqtarit Tonin Stërkaj
-
Celibashi i bën thirrje Kuvendit të vendosë për votën e diasporës
-
“European Pravda”: Bislimi s’e përdori fjalinë “gati për luftë” në asnjë rast, pavarësisht se u pyet specifikisht për mundësinë e luftës