Në komunën e Podujevës përkatësisht në fshatin Llaushë, janë përfshirë nga zjarri rreth katër hektarë fusha e male në mbrëmjen e 21 gushtit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitë relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
“Është raportuar se rreth 4 hektarë fusha dhe male janë përfshirë nga zjarri në fshatin Llaushë, Podujevë. Njësitë relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Lidhur me rastet e sipër cekura nga Policia e Kosovës janë iniciuar procedura penale dhe janë identifikuar 41 persona të dyshuar si dhe janë arrestuar gjithsej 20 persona të dyshuar të përfshirë në to.
“Gjatë kësaj periudhe ne falënderojmë qytetarët dhe institucionet tjera për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar në funksion të identifikimit të shpejtë të incidenteve të zjarrit, parandalimit të rasteve tjera të rrezikut të përgjithshëm dhe shpërndarjen e informacioneve lidhur me vetëdijesimin për rrezikun potencial që mund të vije nga veprimet e pakujdesshme të disa personave”, thuhej në njoftim.
Këto raste, sipas Policisë kanë shkaktuar rrezik për jetën e qytetarëve, por edhe pronën në përgjithësi, si atë private dhe shtetërore.
Policia e Kosovës, po ndërmerr masa të vazhdueshme ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rama: Po bëjmë negociata me Filipinet për të marrë krahë pune
-
“Asnjëherë s’më ka lënë në baltë – është i pa korruptuar”, Gërvalla me fjalë të mëdha për Kurtin
-
Kandidatja e partisë së Macron thotë se është mashtruar duke bërë një foto grupi ‘neo-naziste’
-
Haradinaj: E mbështes shpërbërjen e Kuvendit vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kurtit
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë