Rihana një ndër këngëtaret më të përfolura, kohët e fundit sa i përket pasurisë së saj është parë së fundmi veshur me një stil shumë të veçantë.
Kësaj here, ylli i pop-it na ktheu pas në kohë me veshjen e fundit, duke na kujtuar Rihanna-ën e fillim viteve 2000, dhe stilin e shumë artistëve të tjerë të muzikës rap.
Artistja është parë duke darkuar në New York e veshur me xhinse të gjera nga Balenciaga të cilat kushtojnë plot 1mijë e 850, një kanotjere-shall dhe një shall tjetër mëndafshi vendosur në flokë.
Ajo që vihej re ishin bokserat që dukeshin nga shtati i ulur i xhinseve, të cilin e kishim harruar prej vitesh si dukej.
Dhe që e kemi parë vetëm tek reperët ‘gangsterë’ të kohës. Por diçka ama është e sigurtë, askush tjetër nuk mund të guxonte kaq shumë me këtë stil legjendar sa Riri dhe njëkohësisht të ngjante kaq bukur.
Kombinimin ikonik të dikurshëm, Riri e plotësoi me bizhuteri, varëse, vathë, syze të errëta dhe sandale elegante me lëkurë gjarpri.
Rikujtojmë se, Rihanna ka bërë një pauzë nga bota e muzikës për një periudhë relativisht të gjatë, por megjithatë ia ka dalë të jetë ende në qendër të vëmendjes.
Duket se këngëtarja ka gjetur balancën teksa jo vetëm në jetën e saj sentimentale, por edhe atë profesionale gjërat po i shkojnë mjaft mirë.
Tanimë, Rihanna është zyrtarisht një miliardere dhe është muzikantja femër më e pasur në të gjithë botën. E gjitha kjo falë suksesit të jashtëzakonshëm të linjës së saj “Fenty Beauty”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Orfeh dhe Andy Karl i japin fund martesës së tyre pas më tepër se dy dekadave
-
Zayn Malik zbulon se cili serial e bën të qajë kur e shikon me vajzën Khai
-
Fondacioni Archewell i Princit Harry dhe Meghan Markle hedh poshtë akuzat për “delekuencë”
-
Mbreti Charles zhvillon ceremoninë kyçe mbretërore në ambiente të mbyllura në mes të trajtimit të kancerit
Lajmet kryesore
-
Lajçaku “s’i lëshon pa marrëveshje” kryenegociatorët e dinarit – rreth pesë orë nga nisja e takimit trepalësh në Bruksel
-
Gërdeci/ Rrëzohet kërkesa për riekspertim ekonomiko-financiar, Mediu: Po kërkohet një kokë turku
-
Miqësia ‘pa kufi’ Putin-Xi do të vihet në provë gjatë vizitës shtetërore në Kinë
-
Nagip Krasniqi i akuzuar për korrupsion del me letër përshëndetëse: Kam bërë punë të mira