Serbja Jovana Prekovic ka arritur të marrë medaljen e artë në mundje për femra në kategorinë kumite -61kg.
Prekovic ka bërë historinë, pasi është sportistja e dytë femër që përfaqëson Serbinë dhe merr medaljen e artë olimpike.
Ndeshja ishte një përsëritje e finales së vitit 2018, ku Prekovic u përball me kinezen Yin Xiaoyan.
Medalje e artë për Prekovic, argjend për Xiaoyan dhe bronzi shkoi për Merve Coban të Turqisë dhe Giana Lotfy të Egjiptit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com