Tokyo 2020

Amerika fiton medaljen e artë në basketbollin 3×3 për femra


Basketbolli 3×3 merr pjesë për herë të parë në lojërat Olimpike.

Filloi në ditën e parë e po vazhdon edhe sot, me ndeshjet finale.

Në kategorinë e femrave, Kina fitoi medaljen e bronztë, kurse Amerika dhe komiteti olimpik Rus garuan për medaljen e artë.

Amerika e fitoi ndeshjen me rezultat 18-15.

SHBA-të fituan medaljen e parë të artë në histori të këtij sporti.

Komiteti Olimpik Rus përfundoi i dyti, kurse Kina e treta.

Finalja e meshkujve zhvillohet pas disa minutave, mes Letonisë dhe Komitetit Olimpik Rus.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore