Garuesi australian në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” rezulton pozitiv në testin e kokainës
Polemikat nuk kanë kursyer as ekipin olimpik të Australisë në pak ditë para fillimit të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”. Garuesi Jamie Kermond u pezullua përkohësisht nga ekipi i kalëruesve australian “Equestrian Australia”, pasi rezultoi pozitiv në testin e parë të kokainës.
Në një njoftim për shtyp, Equestrian Australia sqaroi se një test i ndërmarrë më 26 qershor 2021 nga Sport Integrity Australia, kishte dhënë rezultatin pozitiv për Kermond.
Kokaina, sipas kodit të Agjencisë Botërore Anti-Doping, është një substancë e ndaluar në gara. Kermond është i ndaluar të marrë pjesë në gjitha garat, përfshirë edhe ato Olimpike.
Garuesi duhej të bënte debutimin e tij Olimpik në Tokio, duke kalëruar Yandoo Oaks Constellation, pasi kishte kaluar me sukses kuotën e pranimit në ekipin e Australisë në Ekipin Botëror të Garave me Kuaj të vitit 2018.
Grarat e skuadrave dhe kërcimeve individuale nuk janë planifikuar deri në javën e dytë të Lojërave, duke i dhënë Komitetit Olimpik Australian pak hapësirë për të marrë frymë.
Kermond ishte një nga nëntë kontigjentët e atletëve australianë të kalorësisë të zgjedhur për Tokio.
Të tre garuesit në ekip udhëtuan në Japoni pa rezervë, pasi Roëan Willis – kërcyesi i rangut më të lartë të vendit – u tërhoq.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
Bardhi: Dënoj me forcë aktin kriminal ndaj gjyqtarit Sterkaj
-
Australianët bëjnë thirrje për ligje më të ashpra për dhunën ndaj grave
-
“Në ring s’na ka mposhtur askush”, Ahmeti, VMRO-së: Më 24 prill u përballëm me VLEN-in, më 8 maj me ju