Një ndër premierat më të rëndësishme të filmit kosovar është ajo me titull “Pa vend”, e regjisorit dhe kinematografistit, Samir Karahoda.
Këtë e ka bërë të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK), përmes një shkrimi në mediat sociale.
Ky film u shfaq në kuadër të kategorisë kryesore të filmave të shkurtër dhe gjithashtu garon për Palmën e Artë.
Filmi “Pa vend” është i zhanrit docu-fiction. Ai përcjell përpjekjet e vazhdueshme të Jetonit dhe Ermeganit, të udhëhequr nga trajneri i tyre Rifati, të cilët kërkojnë të mbajnë sportin e ping-pongut gjallë, duke zhvilluar gjenerata të reja të ping-pongistëve.
Ky ekip është i formuar nga disa persona. Produksent i këtij filmi është, Eroll Bilibani dhe montazher, Enis Saraçi.
Ndërsa ekipi i dizajnerëve dhe xhiruesve janë Memli Kelmendi dhe Gëzim Rama, me protagonistët kryesor Jeton Mazreku, Ermegan Kazazi dhe Rifat Rifati.
Filmi është produksion i shtëpisë filmike SK PICTURES dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Komuna e Prishtinës, Komuna e Prizrenit, Mabetex Group, TV Arte, TV Yle, Dokufest. Shpërndarja bëhet nga Radiator IP Sales, thuhet në njoftimin e QKK-së.
Në premierë të filmit në Kanë ka marr pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e tij.
Ai thuhet se ka udhëtuar për në Kanë, për t’i mbështetur dy filmat e parë të prodhuar nga Kosova, edhe pse në bashkëprodhim.
Në festivalin me famë ndërkombëtare përveç filmit “Pa vend”, do të jetë i pranishëm me premierën e tij edhe filmi “Luaneshat e Kodrës”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Qeveria lidhi 781 kontrata me negocim, 209 milionë euro në pyetje – Veç KEK-u dha 102 milionë euro me procedura të dyshimta
-
Rama dhe Bardhi replikojnë në distancë – sërish – për çështjen e Olsi Ramës
-
Izraeli sulmon sërish Rafahun, të paktën 21 palestinezë të vrarë e dhjetëra të plagosur
-
Afrim Gashi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut