Departamenti i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), pezulloi të gjitha regjistrimet e reja në një program që ka shtyrë dhjetëra mijëra migrantë të presin në Meksikë për seancat e azilit në gjykatat e SHBA.
Programi, i njohur si Protokollet e Mbrojtjes së Migrantëve,(PMM) u vu në zbatim nga ish- presidenti SHBA-së, Donald Trump. Njerëzit kanë mbetur për muaj me radhë pranë kufirit të SHBA-së.
Agjencia tha se “të gjithë pjesëmarrësit aktualë të MPP duhet të qëndrojnë aty ku janë, në pritje të informacionit të mëtejshëm zyrtar nga zyrtarët e qeverisë amerikane”.
Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të bëjnë reforma migracioni në politikën e saj.
Kjo kërkesë vjen pasi mijëra emigrantë ishin bllokuar nga policia në Guatemala.
/AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Si studentët në “Columbia University” nxitën një revoltë mbarëkombëtare
-
Paradoksi italian mbi armët për Ukrainën. Më pak ndihmë nga shteti, më shumë shitje nga privatët
-
Protestat pro-palestineze po përhapen në kampuset amerikane: dhjetëra profesorë në pranga
-
Çfarë përfiton Tajvani nga paketa e ndihmës së huaj?
Lajmet kryesore
-
Konventa e Lirisë – Meta shndërron partinë për të dytën herë në po aq vjet
-
Korrupsion në zgjedhje, katër persona nën masën e sigurisë
-
Si studentët në “Columbia University” nxitën një revoltë mbarëkombëtare
-
Pushteti refuzon të ia jep meritat ish presidentes Jahjaga për sigurimin e aparaturës që ka kosto mbi 1 milionë euro