Bota

Meksika kërkesë SHBA-së për reformim të politikave migracionit


Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të bëjnë reforma migracioni në politikën e saj.

Kjo kërkesë vjen pasi mijëra emigrantë  ishin bllokuar  nga policia në Guatemala.

Obrador u shpreh se ai shpreson tek presidenti i zgjedhur, Joe Biden, “që do të dakordësohet me Meksikën dhe vendet e tjera për këtë çështje”.

Rreth shtatë mijë migrantë, më së shumti nga Honduras-i, kanë hyrë në Guatemala.

Ata shpresojnë  të arrijnë kufirin e SHBA-së.

Çdo vit  dhjetëra mijëra  migrantë të Amerikës Qendrore përpiqen të arrijnë në SHBA, shpesh  në këmbë , në grupe të njohura si karvanë.

Ata janë shprehur se  dhuna, varfëria, persekutimet janë faktorët që kanë ndikuar në largimin e tyre. Kushtet janë përkeqësuar  pas dy uraganave që  goditën Amerikën qendrore në nëntor.

Të hënën, Obrador  ka nxitur SHBA-në të reformojë politikat e saj mbi migracionin.

Ai tha se “ka ardhur koha që angazhimi për reformën e imigracionit të përmbushet  dhe kjo është ajo që ne shpresojmë”.

Në fushatën e tij, Joe Biden, u ofrua që do të finalizojë këtë reformë”.

Ai tha se “qeveria do të  përpiqet të largojë  migrantët nga kalimi në Meksikë. Ai shtoi  se të drejtat  e migrantëve duhet të respektohen”.

Forcat e sigurisë, kanë thyer karvanin me rreth katër mijë emigrantë, kryesisht nga Honduras-i.

Oficerët kanë përdorur shkopinjtë e gomës, për të shpërndarë migrantët.

Pas shpërndarjes tyre, disa prej tyre hodhën  gurë në drejtim të policisë.

Përleshjet shpërthyen të dielën ndërsa disa nga migrantët u përpoqën të kalonin me vija të policisë.

Presidenti, Donald Trump, ka marrë një qëndrim të ashpër kundër imigracionit të paligjshëm, veçanërisht përgjatë kufirit jugor të SHBA me Meksikën

Joe Biden ka premtuar t’i japë fund politikave të rrepta të imigracionit. Një zyrtar i lartë i ekipit të Biden-it, për NBC News tha se “situata në kufi nuk do të transformohet brenda natës”.

Ai nuk informoi se si do të jetë qasja e qeverisë së re ndaj situatës. /AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore