Aktori i famshëm amerikan Harrison Ford, tërhiqet përkohësisht nga xhirimet e filmit “Indiana Jones 5”, pas një lëndimi në shpatulla, shkruan revista amerikane Variety.
Nuk është bërë e ditur për sa kohë do të jetë Harrison Ford jashtë xhirimeve dhe regjisori, James Mangold, ka thënë se ato po vazhdojnë.
Zëdhënës i Disney-t në një deklaratë tha se, “Gjatë provave për një skenë lufte, Harrison Ford pësoi një dëmtim në shpatullën e tij”.
“Produksioni do të vazhdojë ndërsa vlerësohet kursi i duhur i trajtimit dhe orari i xhirimeve do të rikonfigurohet sipas nevojës në javët në vijim”.
Nuk është hera e parë që Harrison Ford pëson lëndime trupore gjatë xhirimeve.
Edhe në 2014-ën gjatë xhirimeve të “Star Wars: The Force Awakens”, ai theu këmbën dhe pësoi lëndime të tjera në një incident te dera hidraulike e Millenium Falcon-it.
“Indiana Jones 5” ka filluar produksionin në qershor. Harrison Ford vazhdon rolin e personazhit ikonik të arkeologut.
Regjisori i katër filmave tjerë të Indiana Jones, Steven Spielberg, ia ka dhënë regjinë James Mangold-it.
Po ashtu edhe bashkë-regjisori i filmit, George Lucas, nuk është përfshirë në produksion e “Indiana Jones 5”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Anora” i Sean Baker fiton Palmën e Artë në Cannes
-
Celine Dion tregon betejën e saj të kthimit në skenë pas diagnozës së sindromës së personit të ashpër
-
Policia e LA hap hetimet për vdekjen e Matthew Perry
-
Jennifer Lopez thotë se xhirimet e “Kiss of the Spider Woman” ishin një “ëndërr” që s’ia donte fundin
Lajmet kryesore
-
Rezoluta antikorrupsion kaloi mes debatesh, por çfarë parashikon?
-
Ballkani Perëndimor përballet me afate të detyrueshme në lidhje me tregun e energjisë elektrike
-
Masakra e civilëve në Rafah: Fëmijët tanë të copëtuar nga bombat, ndoshta nuk konsiderohemi qenie njerëzore
-
Kurti: SHBA-ja e BE-ja “shumë të buta” ndaj Serbisë