Pajisjet e teknologjisë që vishen kanë gjeneruar shqetësime mbi privatësinë – ndoshta pa nevojë kështu – në NBA ndërsa kampionati planifikon të rifillojë sezonin e tij në një mjedis të kontrolluar, të ngjashëm me kampusin, në Kompleksin Sportiv të ESPN’s Wide World of Sports pranë Orlandos.
Në protokollet e shëndetit dhe sigurisë së NBA-së me 108 faqe për rinisjen e sezonit 2019-20, lojtarët kanë mundësinë të veshin pajisje të cilat “do të vendosin një alarm audio kur personi është brenda gjashtë metrash nga një person tjetër për më shumë se pesë sekonda, shtuar këtu dhe monitorët e të dhënave “unazore”, të cilat mund të jenë të rëndësishme për vlerësimin e Covid-19 p.sh., rrahjet e zemrës, ndryshueshmëria e rrahjeve të zemrës, etj.”
Shoqata Kombëtare e Lojtarëve të Basketbollit Amerikan (NBA), i quajti ato unaza ‘Oura’, në përmbledhjen e saj shëndetësore, por NBA nuk e përmendi ‘Oura’ si markë, në dokumentin e saj.
Disa lojtarë në Twitter dhe agjentët shprehën shqetësime në lidhje me gjurmimin dhe të dhënat personale.
Sulmuesi i Los Angeles Lakers, Kyle Kuzma, shkroi në Twitter, se kjo unazë “Duket si një pajisje gjurmimi”./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’