“KAS organizatë politike e Rilindjes. Nuk vlerëson asnjë fakt nga masakra zgjedhore e 25 prillit”.
Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i LëVizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, të hënën e 31 majit, pasi Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve vendosi për ankesat mbi Qarkun e Korçës dhe Elbasanit.
KAS vendosi me shumicë votash rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për të shpallur të pavlefshëm zgjedhjet në këto Qarqe.
Ndër të tjera Braimllari thotë se për KAS-in nuk mjafton se “shtetasit votojnë disa herë. Në kuti ka më shumë fletë votimi sesa votues”.
“Komiteti politik i Rilindjes i heq të drejtën kushtetuese të votës qytetarëve shqiptare që jetojnë ne Greqi dhe Maqedoninë e Veriut. Si dhe vetëm disa ore pas përfundimit të zgjedhjeve heq karantinën për këto qytetar duke favorizuar hapur Rilindjen”, i mbyll akuzat Braimllari.
Janë dhjetë Qarqe që janë ankimuara nga PD-ja dhe LSI-ja për zgjedhjet e 25 prillit.
Prej tyre, shqyrtimi ka mbaruar për Qarkun e Gjirokastrës, Beratit, Durrësit, Shkodrës, Tiranës dhe Vlorës.
Deri më tani nuk ka pasur përsëritje të zgjedhjeve apo ndryshim mandatesh.
Deri më tani LSI-ja ka ankumuar vendimin e KAS-it nw Kolegjin Zgjedhor për Qarkun e Gjirokatrës dhe Beratit.
Gjatë kësaj dite Kolegji është mbledhur për shqytrimin e kërkesës për Qarkun e Gjirokastrës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com