Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e ka kaluar drekën e festës së Fitër Bajramit me gjyshet dhe gjyshërit e vetmuar pranë Qendrës Multidisiplinare të Tiranës.
“Aty ku gjyshet dhe gjyshërit e vetmuar, gjejnë çdo ditë. Jo vetëm një vakt të ngrohtë, por edhe fjalën e mirë e ngrohtësinë. Si në një familje të madhe”, shkruan ministrja në një postim në Twitter.
📍Qendra Multidisiplinare Tiranë- Aty ku gjyshet dhe gjyshërit e vetmuar, gjejnë çdo ditë, jo vetëm një vakt të ngrohtë, por edhe fjalën e mirë e ngrohtësinë, si në një familje të madhe ♥️
Gëzuar Fitër Bajramin🙏🏼 pic.twitter.com/p6QAq64XRh
— Ogerta Manastirliu (@GManastirliu) May 13, 2021
Ministrja nuk është ndalur thjesht në kalimin e këtij vakti me gjyshërit, por gjithashtu ka shërbyer ushqim për ta.
Moshat e treta, mbi të gjitha ata të cilët jetojnë në qendra sociale dhe azile, kanë qenë në vëmendje të shtuar gjatë muajve pandemik në Shqipëri.
Përtej kujdesit të shtuar, ata u bënë të parët pjesë e procesit të vaksinimit në Shqipëri.
Në përmbyllje, Manastirliu ka përfituar nga rasti për të uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”