![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/05/182973094_318285649654347_5178180019990763490_n.jpg)
Chelsea do tӫ jetӫ finalisti i dytӫ i Ligӫs sӫ Kampionӫve pӫr edicionin 2020/21. Blutӫ e Londrӫs arritӫn tӫ mposhtin Real Madrid-in nӫ ndeshjen e kthimit nӫ gjysmӫfinale, me rezultatn 2-0. Ndeshja e parӫ nӫ Madrid pӫrfundoi me shifrat 1-1.
Nӫ ndeshjen e luajtur nӫ “Stamford Bridge” Chelsea ishte mӫ kӫrkues. Edhe pse qarkullimin e topit e kishin miqtӫ, vendasit e tentuan mӫ shumӫ portӫn kundӫrshtare dhe gjetӫn dy herӫ rrugӫn e rrjetӫs.
Golin e parӫ tӫ takimit e shӫnoi Timo Werner nӫ minutӫn e 28. Gjermani pӫrfitoi nga njӫ top i pӫrplasur nӫ tranversӫ dhe me portӫn e boshatisur e dӫrgoi nӫ rrjet atӫ top tӫ gjetur vakant.
Goli i dytӫ i takimit erdhi pesӫ minuta pӫrpara pӫrfundimit tӫ kohӫs sӫ rregullt tӫ takimit. Mason Mount shӫnoi pӫr 2-0, pas asistit tӫ Christian Pulisic-it.
Chelsea do t’i bashkohet Manchester City-t nӫ finalen e 29 majit nӫ “Ataturk Olympic Stadium” tӫ Stambollit.
Chelsea e ka herӫn e tretӫ qӫ shkon nӫ finalen e Ligӫs sӫ Kampionӫve. Nӫ 2012 u shpall kampione duke mundur Bayern Munich-un, ndӫrsa nӫ 2008 u mund nga Manchester United-i. Pӫr Manchester City-n, kjo do tӫ jetӫ finalja e parӫ nӫ historinӫ e klubit.
Gjithashtu, kjo do tӫ jetӫ finalja e tretӫ angleze nӫ Ligӫn e Kampionӫve pasi mӫ herӫt janӫ pӫrballur: Liverpool – Tottenham (2-0) nӫ sezonin 2018/19 dhe Manchester United – Chelsea (1-1) ne sezonin 2007/08.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com