Jens Petter Hauge po kërkon të largohet nga Milan-i në verë. Sulmuesi norvegjez nuk ka treguar vazhdimësinë e pritur në Milano dhe tashmë është i hapur për t’u larguar nga San Siro, pas vetëm një sezoni.
Sipas specialistit të merkatos, Nicolo Schira, Udinese dhe Southampton-i janë të interesuara për ta blerë sulmuesin. Por, ndonëse 21-vjeçari pritet të largohet, Milan-i nuk dëshiron ta humbasë talentin norvegjez dhe pranon vetëm huazimin.
Hauge u bashkua me Milan-in në tetorin e 2020-s nga FK Bodo Glimt dhe këtë sezon është paraqitur në 28 ndeshje me kuqezinjtë, ku ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar tre asiste. Por, në 28 ndeshjet e luajtura ai është aktivizuar vetëm në 1 mijë e 231 minuta.
Problemi tjetër te Milan-i është se, nëse ata nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, Stefano Pioli do të largohet dhe situatën e Hauge-s pritet ta vlerësojë trajneri i ri.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Meloni mbron sërish Ramën: Është sulmuar padrejtësisht, projekti në Shqipëri po përparon
-
Pas kalimit të rezolutës antikorrupsion, PS voton të enjten edhe Komisionin e Posaçëm
-
Zelensky nxit Bidenin të marrë pjesë në Samitin e Paqes në Ukrainë, përndryshe përfiton vetëm Putini
-
Osmani uron Gashin: Shqiptarët në RMV janë kontribuuesit kyç për perspektivën evropiane