
Të mërkurën e 10 gushtit, Gjermania dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshje për mirëmbajtjen e varrezave të luftës të ushtarëve gjermanë të rënë nga koha e Luftës së Dytë Botërore në Kosovë.
Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Popullore për Kujdesin e Varrezave të Luftës, Dirk Backen është shprehur i lumtur për këtë marrëveshje.
“Në gëzohemi që puna jonë në Kosovë ka një bazë kontraktuale dhe mund të fillojë. Ne kemi 900 njoftime të paverifikuara për vendndodhje varresh që do t’i shqyrtojmë në muajt e vitet e ardhshme”, ka thënë Backen raporton “Deutsche Welle”.

Sipas kësaj marrëveshje, Gjermania mund të “kujdeset me shpenzimet e veta për varret e luftës dhe varrezat e ushtarëve që gjenden në Kosovë” dhe të zhvarrosë e transportojë kufomat e ushtarëve gjermanë. Aty ku nuk është e mundur zhvarrosja, mund të vendoset një pllakë përkujtimore.
Ndërkaq, agjencia e lajmeve AFP, ka bërë të ditur se shoqata gjermane për kujdesin ndaj varrezave të luftës do të trajnojë për këtë personel të cilët do të angazhohen në rajonet malore të Kosovës dhe rreth Prishtinës.
Kosova gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte pushtuar nga trupat gjerman, italian dhe bullgar.
Marrëveshja rreth kësaj çështje është nënshkruar nga ambasadori gjerman Jorn Rohde dhe zëvendëskryeministrja e dytë, si dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz.
Përmes kësaj marrëveshje synohet të vendoset një rregullim përfundimtar për varret gjermane të luftës që ndodhen në territorin sovran të Republikës së Kosovës dhe të sigurohet ruajtja dhe mirëmbajtja e këtyre varreve në mënyrë të denjë dhe sipas dispozitave të së drejtës humanitare ndërkombëtare në fuqi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maqedonci për arrestimin e pjesëtarit të FSK-së: Do të veprohet në përputhje me rregullorët
-
Putini kërkonte ‘kolapsin energjetik’ të Berlinit
-
Italia në kërkim të punëtorëve të huaj, punëdhënësit paraqesin mbi 600 mijë aplikime
-
I arrestuari i tretë për vrasjen në Prishtinë është pjesëtar i FSK-së, e konfirmon Ministria e Mbrojtjes