Shqipëria

‘500 mijë doza vaksine nga Sinovac pritet që të vijnë në Shqipëri’


“500 mijë doza vaksine nga Sinovac pritet që të vijnë në Shqipëri”.

Kështu u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, të shtunën e 22 majit, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24.

Manastirliu shtoi se vlerësimi i masave dhe vendimet për heqjen e orës policore i takon Komitetit Teknik të Ekspertëve. Sipas saj Komiteti mblidhet çdo ditë dhe monitoron nga afër të dhënat epidemiologjike në vend.

“Jemi në një moment ku kemi numrin më të ulët të rasteve aktive, gjatë këtyre muajve. Rihapjet nuk mund të bëhen menjëherë pasi mund të rritet numri i të infektuarve”.

Për shkak se numri i rasteve të reja ka pësuar rënie përveç dy spitaleve COVID, që janë mbyllur, Ministrja tha se pritet gjatë këtyre ditëve që pacientët që trajtohen në spitalet rajonale mund të trajtohen në Tiranë te Covid-1 dhe 2.

“Spitalet rajonale do të shërbejnë për të trajtuar pacientët me simptoma post-Covid”.

Përsa i përket marrjes së dozës së dytë, e cila gjatë këtyre ditëve ka shkaktuar kaos te qytetarët, theksoi dhe njëherë faktin se “sipas ekspertëve nuk ka asnjë problem nëse doza e dytë e vaksinës kineze bëhet disa ditë me vonë”.

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino, ka deklaruar se rreth 20 % e popullatës kanë marrë dozën e parë. Ndërkohë rreth 10% kanë marrë të dy dozat.

Më 17 maj kanë mbërritur në Shqipëri 12 mijë e 870 doza të vaksinës Pfizer.

Nё diagramёn e publikimeve tё faqes shkencore, Our World in Data, tregohet Shqipёria nё vend tё parё, pёr administrimin e dozave pёr 100 persona, duke u vendosur në krah të BE-së, me të njëjtin rezultat.

Shqipёria kryeson listёn e administrimit tё dozave nё fushatёn e vaksinimit anti-Covid.

Katër janë vaksinat e përdorura në vendin tonë: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore