Lajme

300 mijë euro ndahen nga Komuna e Prishtinës për furnizim të shkollave me gjeneratorë


Komuna e Prishtinës.

Prishtina ka ndarë 300 mijë euro për furnizim dhe montim të gjeneratorëve në institucionet arsimore si dhe nevoja të Komunës.

Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Prishtinës përmes publikimit të kontratës.

Në kontratë thuhet se komuna është duke planifikuar të furnizohet me 19 gjeneratorë.

Ndërsa thuhet se nga Komuna është duke u planifikuar të blihen edhe 40 copë bateri akumulator, 100 ampera dhe 20 copë bateri akumulator 200 ampera.

Foto: Ilustrim i një gjeneratori.

Ndërkaq theksohet se do të kryhet edhe montimi i gjeneratorëve me të gjitha pajisjet shtesë, kurse operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata të ngjashme me vlerë minimale prej 300,000,000 euro në tri vitet e fundit.

Kriza energjetike në Kosovë është shkaktuar për shkak të pamundësisë financiare së Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovës (KEDS) për të blerë energji nga jashtë.

Njoftimi për ndërprerjen e energjisë elektrike në periudha të ndryshme, është protestuar ashpër dhe masivisht nëpër rrjete sociale nga qytetarët, prandaj qeveria e ka trajtuar me urgjencë situatën.

Gjatë muajit gusht vendi është ballafaquar me reduktime të rrymës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore