Sport

30 nga 30, Real Madrid-i shkruan histori


Me fitoren përballë Sheriff Tiraspol në Moldavi, Real Madrid-i arriti kualifikimin në raundin tjetër të Champions League.

Pas dy javësh, në “Santiago Bernabeu”, përballë Inter-it, madrilenët do të luajnë në tentativë për të siguruar vendin e parë.

Por, kualifikimi të cilin madrilenët e arritën mbrëmë, ishte historik më vete.

Klubi rekordmen në Champions League, me 13 tituj, ka kaluar fazën e grupeve për herë të 30-të.

Pra, ky është sezoni i 30-të që kurrë emri i kompeticionit më të madh për klube është shndërruar në Champions League dhe formati ka ndryshuar.

Nga ai moment, Real Madrid-i është skuadra e vetme që ka marrë pjesë në çdo sezon, dhe në secilin prej tyre ka kaluar fazën e grupeve.

Madrilenët më pas kanë arritur 16 herë në gjysmëfinale, dhe shtatë herë në finale.

Nga shtatë finale, madrilenët kanë fituar secilën, në vitën 1998, 2000, 2002, 2014, 2016, 2017 dhe 2018.

Rea

Para tri javësh, mbretërorët u shndërruan në skuadrën e parë që arritën 1 mijë gola në këtë kompeticion, dhe njëkohësisht janë skuadra e vetme që e kanë fituar kompeticion dy ose më shumë vite me rradhë që nga riemërimi i saj.

13 tituj në total, skuadra e Ancelotti-t është në rrugë të mirë që të fillojë dhe të ëndërrojë për titullin numër 14.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore