Lajme

23 komuna e kundërshtojnë Qeverinë, s’e përkrahin faljen e tatimit në pronë


Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Nga 38 komuna që ka Kosova, 23 prej tyre nuk e kanë përkrahur ligjin për tatimin në pronë që mundëson faljen deri në 100 euro.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosvës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se këto komuna po veprojnë kundër këtij ligji për shkak të dëmit milionësh që shkaktohet.

“Janë 23 komuna të cilat nuk kanë marrë vendimin apo nuk e kanë shqyrtuar çështjen e faljes së tatimit në pronë. Shumica e komunave nuk kanë hyrë në këtë proces, duke marrë parasysh se buxhetet e tyre komunale do të dëmtoheshin me qindra mijëra euro dhe në total i bie me miliona euro”, ka thënë Ibrahimi.

Rreth 28 milionë euro me pak, mungesë të projekteve në investimeve kapitale, mungesë të subvencione dhe përfundimisht buxhet të pamjaftueshëm.

Janë të gjitha këto problemet me të cilat do të ballafaqohen komunat e Kosovës, pas kërkesës së ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve e cila ka kërkuar që qytetarëve t’u falën nga 100 euro tatim, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila ka vendosur në favor të Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në një bisedë për Albanian Post kishte thënë se kanë analizuar statistikat e secilës komunë në rast se një vendim i tillë do të merret dhe kjo do të përbëjë humbje në vlerën prej 28 milionë eurove.

“Nëse komunat marrin vendim për faljen e 100 eurove të tatimit në pronë, atëherë investimet kapitale do të bien rreth 28 milionë euro. I kemi statistikat e secilës komunë që nëse bëhet një veprim i tillë deri në 100 euro, dëmi financiar do të jetë rreth 28 milionë euro”, sqaronte Ibrahimi për AP.

Për një vendim të tillë, sipas tij ishte dashur të paralajmërohet më herët.

Kjo pasi që komunat kanë miratuar buxhetet e tyre për vitin 2024.

Në Kosovë, përgjegjëse për rritjen e faturimit në prona janë dy institucione: Komunat dhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, e cila udhëhiqet nga Hekuran Murati.

Ministri Murati, fajtor për rritjen e tatimit i kishte lënë Qeveritë e kaluara të cilat ishin në pushtet, të cilat e kishin miratuar ligjin për tatimin në pronë në vitin 2018.

“Pra, ky ligj fillimisht ishte miratuar me datën 4 maj të vitit 2018 kur ministër i Financave ka qenë Avdullah Hoti. Mirëpo, ky ligj nuk kishte arritur të miratohet në Kuvendin e Republikës dhe të hyjë në fuqi, sepse Qeveria ishte rrëzuar dikund një javë më vonë, pra me datën 10 maj”.

Për të njëjtin ligj, ministri ka thënë se ishte dërguar sërish në Kuvend në kohën e qeverisjes së Haradinaj.

Për të ndryshuar çmimet e tatimeve, nga Qeveria Kurti është thënë se po hartohet një ligj i ri.

Se kur do ta zëvendësojë këtë tjetrin, akoma s’dihet gjë.

“Miliona euro humbje” – hallka e problemeve që solli kërkesa e pushtetit për falje të 100 eurove për tatim

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore