Sport

19-vjeçarja, Leylah Fernandez arrin në finale të US Open


Adoleshentja kanadeze Leylah Fernandez tronditi një tjetër kundërshtare të rangut të lartë, Aryna Sabalenka për të arritur në finalen e US Open-ku do të përballet me britaniken 18-vjeçare Emma Raducanu.

Fernandez, e cila mbushi 19 vjeç të hënën, fitoi 7-6 (7-3) 4-6 6-4 për të kaluar një gjysmëfinale të tensionuar kundër teniseres bjelloruse.

Fernandez, e renditur në pozitën e 73, kishte mposhtur tashmë kampionen në fuqi Naomi Osaka dhe Elina Svitolina-n.

Është hera e para që nga viti 1999, që në US Open do përballën dy adoleshente në finale.

Fernandez arriti vendin e saj në finalen e së shtunës pasi tregoi të gjitha nervat dhe aftësitë e saj edhe një herë për të mposhtur 23-vjeçaren Sabalenka.

Fernandez qëndroi e qetë, pavarësisht brohoritjeve të shumta në stadiumin Arthur Ashe në Neë York.

“Qëndrueshmëria ime mendore ka ardhur nga vitet e punës së palodhur dhe gjakut. Sakrificat brenda dhe jashtë fushës”, tha Fernandez.

“Unë thjesht e doja vërtet finalen, kam luftuar për çdo pikë”.

Fernandez tregoi një qëndrueshmëri të madhe pasi ajo ishte në disavantazh disa herë, por arriti ta kthejë rezultatin.

Por rezultati ishte aq sa për Sabalenka, e cila nuk ka arritur kurrë në një finale të Grand Slam, duke u mposhtur nga presioni i situatës.

Ndër disa momente nervoze në fazat vendimtare, ajo krijoi një gabim të dyfishtë në 4-2 në setin e parë dhe humbi një pikë të lehtë të setit në 6-5.

Edhe pse u rikuperua për të barazuar ndeshjen, Sabalenka bëri përsëri nga dy gabime të tjera të dyfishta dhe kjo rezultoi me humbjen e saj.

E pyetur se si ajo arriti të fitojë, Fernandez qeshi: “Nuk e kam idenë! Unë do të thoja për shkak të turmës së Neë York-ut.

“Ata më kanë ndihmuar dhe kanë bërë tifo për mua dhe kurrë nuk kanë hequr dorë, ata kanë luftuar për mua. Falë tyre unë kam qenë në gjendje të fitoj”, përfundoi ajo.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore