Kosova

167 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Klinika Infektive.

Sërish në Kosovë është shënuar numër i madh i të infektuarve.

Brenda 24 orëve, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se janë regjistruar 167 raste pozitive.

Numri i të infektuarve vjen nga 563 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 29 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 730.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 25 persona.

Numri i personave të vaksinuar me dozën e parë arrin në 903 mijë e 445, kurse numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 823 mijë e 746.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë.

Ndryshe, rritja e rasteve me COVID-19 në Kosovë ka bërë që ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, të dalë me një mesazh për qytetarët.

Latifi, në mesazhin drejtuar qytetarëve, thotë se variantet e reja dhe zbehja e kujdesit ndaj virusit përbëjnë një rrezik real për ne dhe familjet tona.

“Variantet e reja dhe zbehja e kujdesit ndaj virusit, përbëjnë një rrezik real për ne dhe familjet tona. Sidomos për ata që nuk janë vaksinuar ende. Kjo mund të sjellë vështirësi të tjera për personelin shëndetësor dhe të kthejnë pamjet dhe përjetimet e rënda në spitalet tona”, ka thënë Latifi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore