Lajme

15 persona ndalohen për vepra të ndryshme penale


Prokuroria e Shtetit.

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 15 persona dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit për shtatë persona, të cilët dyshohen për vepra të ndryshme penale.

Katër prej të dyshuarve janë ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë me kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar gjashtë persona, ndërsa kanë bërë edhe një kërkesë për të caktuar masën e paraburgimin ndaj tyre.

Prokuroria e Shtetit.

Në Pejë, Prokuroria ka ndaluar një person i cili dyshohet për kryerje të veprës penale, kurse Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy persona të dyshuar.

Dy të tjerë janë ndaluar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dhe është bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një personi.

Ndryshe, një vrasje kishte ndodhur edhe më 3 janar në Prizren në një lokal.

Pronari i lokalit, Dibran Hoxha, i njohur si “Kobra” dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri pas një zënke fizike me disa persona, të cilët kishin ardhur nga Kukësi në Prizren.

Nga rasti njëri nga ta ka mbetur i vdekur, kurse një tjetër është plagosur, policia bëri të ditur se njëri është 31-vjeçar me inicialet V.C, kurse i plagosuri është 27-vjeçar me inicialet R.SH.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore