Lajme

11 peshkopë francezë akuzohen për dhunë seksuale ndaj një fëmije


Janë akuzuar për dhunë seksuale ndaj një fëmije, 11 peshkopë francezë, përfshirë edhe ish-peshkopin e qytetit të madh të Bordeaux në Francë.

Ngjarja e ndodhur 35 vjet më parë, është pranuar nga vetë ky i fundit, siç ka pohuar edhe vetë autoriteti kishtar francez.

Të akuzuarit për këtë ngjarje do të përballen me akuza civile ose masa disiplinore nga vetë kisha, ku gjasat më të larta janë për versionin e dytë.

Këtë gjë e kanë bërë me dije kryepeshkopi i Reims-it, Eric de Moulins-Beaufort, i cili ushtron edhe rol si presidenti i Konferencës Franceze të Peshkopëve.

Ky skandal i radhës vjen pas atij të marsit 2021 në Francë, ku një numër i lartë priftërinjsh katolikë u akuzuar për mbi 10 mijë raste të abuzimit seksual, që prej viteve 1950.

Vetë Konferenca e Peshkopëve francezë i pati mbledhur të dhënat edhe asokohe, si një mision për t’i dhënë fund heshtjes ndaj këtyre krimeve, që janë ushtruar në veçanti ndaj të miturve.

Megjithatë, rastet prej asaj dite vetëm janë shtuar, por masat e parapara kanë qenë thjesht ato të disiplinimit brenda organit kishtar për të akuzuarit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore