Shqipëria

’11 mijë vaksinime vetëm sot’


“Mbi 11 mijë vaksinime u kryen ditën e sotme, duke e çuar në 1 milion e 190 mijë e 847 totalin e vaksinimeve deri tani”.

Këtë e ka konfirmuar ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në median sociale Twitter.

Manastirliu bën me dije se nga qendra në periferi, ekipet mjekësore janë çdo ditë në shërbim për të gjithë ata që duan të vaksinohen dhe të mbrohen nga COVID-19.

Ndërkohë Manastirliu ka deklaruar se duke nisur nga data 1 gusht do të jetë një muaj i hapur i vaksinimit masiv.

Kjo nismë i parapriu ajo e datës 19-25 korrik, që ishte një javë e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç.

E gjitha kjo ka ardhur në kuadër të fushatës “Shqipëria Buzëqesh”.

Katër janë vaksinat e përdorura në vendin tonë: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore