Futboll

10 futbollistët me më shumë gola dhe asiste në Serie A 2020-2021


Transfermarkt ka bërë një listë interesante për sulmuesit e kampionatit italian, duke i renditur ata jo vetëm për golat e shënuar, por për pjesëmarrjen direkte në shënimin e golave, pra gol + asist.

Nga një shikim i shpejtë i kësaj liste, bie në sy “koprracia” në asiste e Ronaldo-s dhe Ibrahimovic-it (2 të tilla për të parin dhe vetëm 1 për të dytin). Krejt ndryshe me Lukakun, i cili ka dhënë 6 asiste dhe kryeson renditjen për pjesëmarrje direkte në gola.

1) Romelu Lukaku (Inter): pjesëmarrës në 24 gola (18 gola + 6 asiste)

2) Cristiano Ronaldo (Juventus): pjesëmarrës në 21 gola (19 gola + 2 asiste)

3) Luis Muriel (Atalanta): pjesëmarrës në 20 gola (14 gola + 6 asiste)

4) Lautaro Martinez (Inter): pjesëmarrës në 20 gola (13 gola + 7 asiste)

5) Henrikh Mkhitaryan (Roma): pjesëmarrës në 18 gola (9 gola + 9 asiste)

6) Ciro Iimmobile (Lazio): pjesëmarrës në 17 gola (14 gola + 3 asiste)

7) Andrea Belotti (Torino): pjesëmarrës në 17 gola (11 gola + 6 asiste)

8) Zlatan Ibrahimovic (Milan): pjesëmarrës në 15 gola (14 gola + 1 asiste)

9) Francesco Caputo (Sassuolo): pjesëmarrës në 15 gola (10 gola + 5 asiste)

10) Duvan Zapata (Atalanta): pjesëmarrës në 15 gola (9 gola + 6 asiste)

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore