Shëndet

1 ndër 4 ndryshime gjenetike rrisin mundësinë për autizëm


Një studim i ri zbulon se njerëzit me një nga katër ndryshime gjenetike kanë një shans në rritje të autizmit, por mund të mos marrin vlerësimin, kujdesin dhe shërbimet në momentin që duhet.

Të ndihmosh fëmijët herët është thelbësore pasi një numër i konsiderueshëm i tyre diagnostikohen me çrregullim të spektrit autik (ASD) në Shtetet e Bashkuara.

Sipas Institutit Kombëtar të Shkencave të Shëndetit Mjedisor (NIEHS), shkencëtarët janë ende duke u përpjekur të kuptojnë pse disa njerëz zhvillojnë çrregullim të spektrit të Autizmit (ASD) dhe të tjerët jo.

Faktorët e rrezikut përfshijnë moshën prindërore në kohën e konceptimit dhe ekspozimin para lindjes ndaj ndotjes së ajrit, thonë ekspertët.

“Ne donim të bënim një studim të hollësishëm për të ndërtuar bazën e provave klinike të kushteve gjenetike të lidhura me autizmin,” tha Samuel Chawner, shkencëtar në Universitetin e Cardiff Qendra MRC për Gjenetikë dhe Gjenomikë Neuropsikiatrike, për gazeten Healthline.

Gjetjet e studimit tregojnë se shërbimet klinike duhet të përshtaten në mënyrë që njerëzit e diagnostikuar me kushte gjenetike të lidhura me autizmin, të mos u mohohet gabimisht hyrja në shërbimet kritike të mbështetjes.

Tom Frazier, zyrtari kryesor i shkencës së Autizmit, theksoi se diagnoza zyrtare  mund të hap derën për trajtime të caktuara.

Ai gjithashtu tha që fëmijët me “vonesa specifike të zhvillimit si fjalimi ose motori” duhet të referohen menjëherë për shërbime pa pritur për një diagnozë autizmi.

“Kjo siguron që fëmijët mund të vazhdojnë të bëjnë përparim dhe të zhvillojnë aftësi të hershme që i ndihmojnë ata të arrijnë potencialin e tyre të plotë,” përfundoi ai./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore