Film

1 miliard për Spider Man – I pari që e arrin në pandemi


Ai është një ndër superheronjtë më të dashur për publikun dhe tashmë, është bërë edhe filmi i parë gjatë periudhës së pandemisë, i cili rrok 1 miliard dollarë në ekranin e madh, gjatë fundjavës së dytë në kinema.

Një arritje e tillë, për të fundit herë, ishte arritur në vitin 2019, nga saga e Star Wars: The Rise of Skywalker.

Ndërkohë, gjatë këtij viti, ka qenë një film kinez, ai i cili e mbante rekordin. The Battle of Lake Changjin, arriti të grumbullojë 905 milionë dollarë gjatë shfaqjes së tij në kinema. Por Peter Parker, e mbyll trilogjinë e tij në një notë, e cila mendohet se mund të arrijë edhe në 2 miliardë dollarë.

Nëse e bën këtë gjë, ai kthehet në filmin e gjashtë në histori, që e arrin këtë prag.

Me një kast aktorësh të rinj, por të cilët kanë fituar gjerësisht famë ndërkombëtare, shtëpia kinematografike Sony rigjen formulën fituese me instilacionin e tretë të filmi.

Ai do të jetë me shumë mundësi më i suksesshmi ndër tre pjesët e trilogjisë.

Ndërsa, opsioni se mund të ketë një film të katërt në strukturën e re të Spider Man, është plotësisht i mundur.

Me sagën e “The Avengers” tashmë të përfunduar në universin Marvel, ajo e Peter Parker shihet si një ndër figurat më kryesore të kampit kundërshtar të superheronjve të DC.

Një personazh, i cili me fytyrën e Tom Holland dhe mbështetjen e protagonizmit të Zendaya – çift edhe në jetën reale – do të ketë suksese të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore