Gatimi

Vende me ligje të “çmendura” në ushqim


Ti je çfarë ha. Kjo është shprehja që shoqëron gjithsecili nga ne. Por vende të ndryshme të botës duket se kanë rregulla strikte se si, dhe ku duhet të ushqehen.

Sa prej këtyre ligjeve keni shkelur?

Arizona

Në Arizona është e paligjshme të gjuash një zog, peshk ose një gjitar tjetër dhe “me vetëdije të lejosh që një pjesë e ngrënshme të shkojë dëm”.

Kalifornia

Njerëzit ishin të ndaluar të hanin ose shisnin akullore në rrugët publike por ky ligj u shfuqizua në vitin 1987.

Kolorado

Është ilegale të pish diçka para se të hipësh në një kalë.

Florida

Kini kujdes nga larja e ngathët e enëve pasi nuk ju lejohet të thyeni më shumë se tre pjata në ditë ose të copëtoni skajet e më shumë se katër gotave ose pjatave, sipas ligjit.

Indi

Nuk ka asnjë tolerancë ndaj erës së keqe të gojës, sipas ligjit. Nëse keni ngrënë hudhër në katër orët e fundit, nuk ju lejohet të shkoni në një kinema përshembull.

 

`

Meksikë

Nëse po përpiqeni të kurseni duke paketuar drekën tuaj, më mirë mos e bëni pasi mbajtja e një kutie dreke është e jashtëligjshme.

Teksas

Mos guxoni të mjelni lopën e dikujt tjetër pasi ju do të shkelni ligjin dhe duhet të jetoni me faktin se jeni një “hajdut i qumështit”.

Virxhinia

Banorët nuk lejohet që në një lokal të hedhin një monedhë për të parë kush paguan për kafe.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore