Shqipëria

Nga lufta ndaj krimit te pavarësia e prokurorëve, qeveria shpalos 4 rekomandime për SPAK dhe Prokurorinë


Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pavarësia e prokurorëve, nxitja e bashkëpunimit mes institucioneve dhe garantimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Këto janë rekomandimet bazë të Këshillit të Ministrave për Prokurorinë e Përgjithshme dhe atë të Posaçme (SPAK).

Ishte ministri i Drejtësisë Ulsi Manja që prezantoi sot këto rekomandime, krah kryeprokurorit Olsian Çela dhe prokurorit të Posaçëm Altin Dumani, duke theksuar se kryefjalë mbetet forcimi i sistemit të drejtësisë dhe lufta kundër kriminalitetit.

Ai bëri të qartë se duhet garantuar paanshmëria dhe shmangia e çdo lloj influence ndaj prokurorit gjatë kryerjes së hetimeve.

Përpos kësaj, Manja u shpreh se duhet të vijohet me masat për rritjen profesionale të prokurorëve, përfshirë këtu trajnimet.

“Marrjen e masave procedurale dhe administrative për garantimin e paanshmërisë dhe shmangien e çdo lloj influence ose ndikimi ndaj prokurorit gjatë kryerjes së hetimeve; si dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit dhe llogaridhënies së prokurorit. Vijimin e masave për rritjen profesionale dhe organizimin e trajnimeve si për prokurorët ashtu dhe për oficerët e policisë gjyqësore, në përputhje me profilizimin e tyre sipas seksioneve brenda prokurorive, duke mbajtur në konsideratë edhe rekomandimet apo problematikat e konstatuara”, tha Manja.

Manja ‘kërkon’ sërish dorën e opozitës për kërkesat nga SPAK

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore