Lajme

Zyrtarja zvicerane e mbrojtjes: Ngjarjet në veri treguan sa i rëndësishëm është KFOR-i për Kosovën


Shefja e Departamentit Federal të Mbrojtjes në Zvicër, Viola Amherd ka reaguar pas përshkallëzimit të situatës në veriun e Kosovës duke vërejtur “se sa i rëndësishëm është KFOR-i për stabilitetin e vendit”.

Lajmi u bë i ditur nga zyrtarja zvicerane, duke cituar statusin e saj në median sociale “Twitter”.

“Ngjarjet në Kosovë tregojnë se sa i rëndësishëm është përdorimi i KFOR-it për stabilitetin e vendit dhe dua të falënderoj të gjithë ata që janë të përkushtuar për të”, shkruan Amherd.

Dita “ogurzezë” e paqeruajtësve heroikë në Kosovë

Policia dhe trupat e NATO-s u përleshën me protestuesit serbë në veri, ku ka pasur trazira prej ditësh për vendosjen e kryebashkiakëve shqiptarë.

Gaz lotsjellës dhe granata trullosëse u përdorën për të penguar protestuesit në Zveçan, pasi ata u përpoqën të pushtonin një ndërtesë komunale dhe për të shpëtuar situatën e tensionuar e cila mund të përshkallëzohej deri në një luftë të mundshme mes palëve.

Disa protestues hodhën gurë dhe kokteje molotov mbi ushtarët.

Paqeruajtësit nga Italia dhe Hungaria ishin në mesin e atyre që u lënduan më së shumti gjatë përleshjeve, me tre prej tyre të mbetur në gjendje të rëndë, sqaroi NATO.

Tre ushtarët e plagosur rëndë të KFOR-it ishin pjesë e regjimentit të “Alpinëve” italianë

Edhe pse ogurzezë për përputhjen me ditën ku u njihet shërbimi dhe sakrifica paqeruajtësve, demonstrata e Zveçanit u përmbajt dhe u neutralizua pikërisht prej tyre.

Menjëherë pas përleshjeve, NATO i quajti sulmet “krejtësisht të papranueshme”, duke shtuar në një deklaratë se u bëri thirrje të gjitha palëve “të përmbahen nga veprimet që nxisin më tej tensionet dhe të angazhohen në dialog”.

Trupat e udhëhequra nga NATO në Zveçan fillimisht u përpoqën të ndanin protestuesit nga policia, por më vonë shpërndanë turmën duke përdorur mburoja dhe shkopinj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore