Lajme

Zyrtari serb: KFOR-i na premtoi se Njësia Speciale e Policisë do të largohet nga Zveçani deri në orën 15:00


Dragan Nedeljkoviç

I ashtuquajturi përfaqësuesi i autoritetit të përkohshëm të Komunës së Zveçanit, Dragan Nedeljkoviç, në një prononcim para mediave, ka deklaruar se Misioni paqeruajtës i NATO-së në Kosovë, KFOR-i, ka premtuar se të gjithë pjesëtarët e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës të cilët gjenden në Komunën e Zveçanit, do të largohen nga kjo komunë deri në orën 15:00.

“Komandanti i KFOR-it ka paralajmëruar se një pjesë e njësive speciale do të tërhiqen nga Zveçani gjatë natës dhe se do të tërhiqen plotësisht deri në orën 15:00 të ditës së sotme. Kemi ardhur të presim, po presim që në ora 15:00 që të gjithë të largohen”, ka pohuar ai.

Më tej Nedelkjoviç ka bërë të ditur se përfaqësuesit e bandave kriminale të arrestuar dje pas sulmit ndaj zyrtarëve të KFOR-it nuk janë liruar ende.

Sipas tij përfaqësuesit e Listës Serbe mbrëmë rreth orës 21:30 ka biseduar sërish me komandantin e KFOR-it, i cili u ka thënë se po presin letrat për lirimin e serbëve të ndaluar.

Njëjtë si të hënën edhe sot (të martën) qytetarët serbë kanë filluar të mblidhen para ndërtesave të komunave, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në objektet e komunave në Veri.

“Hazard” në Veriun e Kosovës

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore