Sport

Zyrtare: Van Bommel, trajner i Wolfsburg


Mark Van Bommel do të jetë trajner i ri i skuadrës gjermane, Wolfsburg, i cili ka zëvendësuar tani më ish-trajnerin e tyre, Oliver Glasner, i cili la “ujqërit” për të shkuar te skuadra tjetër gjermane, Eintracht Frankfurt.

Holandezi ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare me Wolfsburg-un, derisa në këtë sezon ai dhe klubi i tij do të garojnë edhe në grupet e Ligës së Kampionëve.

44-vjeçari, në karrierën e tij si trajner, ka drejtuar vetëm skuadrën e PSV-Eindhoven, mirëpo që nga dhjetori i vitit 2019, ai është pa punë, pasi skuadra holandeze e shkarkoi atë.

Ndërsa, si futbollist, ai ka luajtur në klube të mëdha, si Barcelona, Bayern Munich, Milan, etj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore