Sport

Zyrtare/ Icardi i bashkohet Galatasaray-t


Ashtu edhe siç pritej, Mauro Icardi është larguar nga skuadra e Paris Saint Germain.

Sipas asaj që shkrujanë mediat turke, argjentinasi do të bashkohet gjatë ditës së sotme me skuadrën nga Turqia, Galatasaray.

Sipas mediave në Turqi, Icardi ndodhet në Stamboll së bashku me gruan e tij, që njëkohësisht është menaxherja e tij, Ëanda Nara, për ta nënshkruar kontratën e re me klubin turk.

Ai do të transferohet atje në formulën e huazimit një-vjeçar nga PSG-ja.

Interesim për transferimin e Icardi-t pati edhe rivali i Galatasaray-t, Fenerbahce, por sulmuesi në fund zgjodhi që t’i bashkohet Galata-s.

Kujtojmë që 29-vjeçari së fundmi nuk bënte aspak pjesë në planet e trajnerit të Parisit, Christophe Galtier.

Ish-sulmuesi i Inter-it nuk ishte inkuadruar në asnjë ndeshje në këtë fillim të sezonit me klubin francez.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore