Sport

Zyrtare, Dermaku largohet nga Parma, por qëndron në Serie B


Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Kastriot Dermaku ka përfunduar aventurën e tij me skuadrën e Parma-s. Shtatlarti është transferuar  përfundimisht te Lecce, duke qëndruar përsëri në Serie B.

29-vjeçari i lindur në Itali, sezonin e kaluar luajti 11 ndeshje për Lecce-n, i kushtezuar edhe nga dëmtimet.

Tashmë, Lecce ka vendosur ta blejë përfundimisht kartonin e Dermakut dhe ai ka nënshkruar kontratën e re deri në vitin 2024.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore