Lajme

Zjarret në Colorado – Mijëra njerëz evakuohen nga banesat


Mijëra njerëz janë evakuuar, ndërsa qindra shtëpi janë shkatërruar nga zjarret që u përhapën në Colorados.

Flakët po përhapen me ritme të shpejta në Boulder County, në veri të Denverit.

Zyrtarët kanë deklaruar se zjarri ka shkaktuar viktima dhe të plagosur, pasi flakët u përhapën.

Rreth 30 mijë banorëve në qytetet Louisville dhe Superior u është kërkuar të lënë shtëpitë e tyre, të enjten.

Ndërkohë, Guvernatori Jared Polis ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Nga erërat me shpejtësi deri në 105 mph (169 km/h) flakët janë përhapur në të gjithë rajonin, pas thatësirës historike.

Ndërsa, vatrat e zjarreve të mëparshme në Kolorado janë krijuar në zonat rurale.

Disa u ndezën kur linjat e energjisë u rrëzuan nga erërat e forta dhe ato janë bërë shpejt zjarret më shkatërruese në historinë moderne të shtetit.

Rreth 370 shtëpi u dogjën nga flakët në perëndim të Superior-it, kurse një kompleks tregtar dhe një hotel u përfshi gjithashtu plotësisht.

Një video e marrë jashtë një supermarketi tregoi një skenë dramatike, ku zjarri ‘përpin’ edhe parkingun e makinave.

Colorado ka përjetuar thatësira ekstreme vitet e fundit. Ndryshimi i klimës rriti rrezikun e motit të nxehtë dhe të thatë që ka nxitur zjarret.

Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve.

Marrë nga “BBC”, përshtatur për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore