Sport

Zidane te Juventus-i në verë


Zinedine Zidane duket se në fundin e sezonit do të largohet nga Real Madrid-i. Juventus-i sipas BT Sports pritet ta afrojë teknikun, për të zëvendësuar Andrea Pirlo-n, që nuk po jep rendimentin e duhur.

Zidane është pranë rikthimit në Torino dhe kësaj here si trajner. Në sezonin 1996/97 ai u transferua, si lojtar, nga Bordeaux në Torino, ndërsa në sezonin 2001/02 për një shifër rekord prej 77 milionë eurosh, kaloi te Real Madrid-i.

Karrierën si trajner, Zidane e nisi po te Real Madrid-i. Fillimisht shërbeu si zëvendës trajner, në ekipin e parë dhe më pas në ekipin e dytë. Karrierën si trajner e nisi te Real Madrid Castilla dhe më pas kaloi në ekipin e parë.

Me Real-in, francezi ka fituar disa trofe të rëndësishëm. Tre Liga Kampionësh, dy La Liga, dy Superkupa të Spanjës, dy Superkupa të Europës dhe dy Kupa Bote për Klube.

Mediat raportojnë se ky sezon do të jetë i fundit i francezit në Madrid, megjiatë nuk përjashtohet edhe mundësia e mos largimit, pasi Real-i është në garë për titullin në La Liga dhe është me një këmbë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore