Zhegrova gjen golin e parë me Lille

SHFLETO
albanianpost
06.03.2022 19:03
Loading Icons...

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, ka gjetur golin e parë me fanellën e skuadrës franceze, Lille.

Zhegrovës i mjaftuan vetëm tetë minuta, për të gjetur golin e parë me kampionët e Francës, që prej se u transferua nga Basel-i në afatin e fundit kalimtar dimëror.

Ai realizoi një gol të bukur nga jashtë zone, duke shënuar golin e katërt në fitoren 4:0 të Lille-s përballë Clermoont-it të Elbasan Rashanit, ku Edoni u inkuadrua në lojë në minutën e 82-të.

Kujtojmë që Zhegrova i kushtoi skuadrës franceze 7 milionë euro që shpenzuan te Baseli, por i cili nuk ka luajtur shumë me kampionët e Francës.

Ndërkaq, golat e tjerë për skuadrën e Lille u shënuan nga Bamba dy dhe Celik realizoi një.

Me këtë fitore, skuadra e Lille pikë ngjitet në vendin e shtatë me 42 pikë të grumbulluara, ndërsa Clermoont zë vendin e -të me 28 pikë.