Film

“Zgjoi” zgjon shpresat për “Oscars”


Filmi "Zgjoi"

Filmi “Zgjoi” nuk ka lënë muaj pa ndonjë lajm të mirë. Filmi nën regji të Blerta Bashollit ka hyrë në listën e ngushtë për nominime në ceremoninë e “Oscars”, të vitit që po vjen.

Ky film i bazuar në ngjarje të vërtetë paraqet historinë e Fahrijes nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor duke u vënë në mes të shumë paragjykimeve patriarkale.

Regjisorja e filmit, Blerta Basholli dhe producenti, Ylli Uka, kanë zbuluar detaje interesante rreth filmit dhe sukseseve të arritura deri më tani.

Për më shumë detaje, ndiqeni video materialin në linkun e mëposhtëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore