Jetesë & Stil

Zgjidhni peshqirat e duhur për t’i kthyer dushet si në Spa


Ndonjëherë, janë lukset e vogla ato që bëjnë të gjitha ndryshimet. E keni menduar ndonjëherë të investoni në peshqirët për tualetin tuaj?

Çdokush duhet ta pranojë që mbështjellja me një pëlhurë të butë pas një dushi është diçka komplet ndryshe. Kjo ngjall një ndjenjë të bukur të dhomave të hotelit me pesë yje ose një dite në Spa.

Ndoshta për shumë prej nesh realiteti është larg kësaj. Sigurisht, jashtë atyre dyerve të tualetit mund të ketë një grumbull me rroba, pafund email-e të palexuara dhe enët në lavaman, por tani jeni të ngrohtë, komod dhe të mbështjellë.

Duhet pranuar që dushet luajnë një rol të madh si një vend pushimi në jetën tonë. Pra dhe peshqirët më të mirë të tualetit plotësojnë këtë pushim.

Kështu që vendosëm të grumbullonim zgjedhjen tonë të preferuar për peshqirët e tualetit. Ka shumë njerëz që duan t’i mbajnë të thjeshtë e nuk shkojnë më larg se e bardha. Por mos përjashtoni dhe ngjyrat apo modelet e ndryshme, ndonjëherë është i vetmi ndryshim që duhet të bëni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore