Shqipëria

Zgjedhjet në PD/Harxhi: Demokratёt tё votojnё ndryshimin


Kandidatja pёr kryetare e Partisё Demokratike, Edith Harxhi, i’u bёri thirrje demokratёve pёr tё votuar ndryshimin dhe jo vetёm njё kandidat, pas dhёnies sё votёs sё saj, nё zgjedhjet e kryetarit tё PD.

“Beteja e demokratёve fillon sot. Unё u bёj thirrje demokratёve tё votojnё ndryshimin”, u shpreh Harxhi.

Ajo denoncoi faktin se themelues tё partisё janё ndaluar nga e drejta pёr tё votuar, pёr shkak se nuk janё tё rregjistruar si anёtarё partie, çka kandidatja e quajti diçka “anormale”.

Ndёr tё tjera, Harxhi u pёrgjigj se edhe nëse nuk zgjidhet në krye të PD-së, do tё vazhdojё tё aktive nё parti.

Harxhi tha se, “beteja e demokratёve fillon nga kjo ditё dhe do tё bёjё çfarё tё jetё e mundur pёr tё ngritur partinё nё nivelin qё i takon”.

Deri më tani ka votuar kreu aktual i Partisë Demokratike njëkohësisht dhe kandidat për rimarrjen e këtij posti, Lulzim Basha dhe kandidati Fatbardh Kadilli.

Katër janë kandidatët për kreun e PD-së. Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj dhe Edith Harxhi.

Zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike kanë nisur mëngjesin e kësaj dite, me fluksin e parë të anëtarësisë demokrate që i është drejtuar kutive të votimit.

Janë 75 mijë anëtarë të PD-së, të cilët kanë mundësi të votojnë sot për kryetarin e ri. Rezultati pritet të shpallet mëngjesin e 14 qershorit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore