Shqipëria

Zgjedhjet në PD: Voton Fatbardh Kadilli


Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, të dielën e 13 qershorit, ka votuar pranë selisë qendrore ngjyrë blu në zgjedhjet për kryetarin e ri të demokratëve.

Duke e quajtur garën të pabarabartë, Kadilli deklaroi se “është i lumtur që ndezi i pari shkëndijën për këto zgjedhje”.

Ai iu bëri thirrje të gjithë demokratëve për të marrë pjesë në votim. “Ringritja bëhet sot për të votuar lidershipin”, shoi më tej Kadilli.

Në përfundim Kadilli shtoi se “gara në PD ka nisur dhe po mbaron e pabarabartë”.

Deri më tani ka votuar kreu aktual i Partisë Demokratike njëkohësisht dhe kandidat për rimarrjen e këtij posti, Lulzim Basha.

Katër janë kandidatët për kreun e PD-së. Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj dhe Edith Harxhi.

Zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike kanë nisur mëngjesin e kësaj dite, me fluksin e parë të anëtarësisë demokrate që i është drejtuar kutive të votimit.

Janë 75 mijë anëtarë të PD-së, të cilët kanë mundësi të votojnë sot për kryetarin e ri. Rezultati pritet të shpallet mëngjesin e 14 qershorit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore