Zgjedhjet në Kosovë

Zgjedhjet në Kosovë, në sytë e vëzhguesve të BE-së


Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian ka dalë me një vlerësim rreth organizimit të zgjedhjeve, ndërsa në raport thuhet se infrastruktura komunale ishte tema kryesore, e pasuar nga shëndetësia dhe arsimi, bujqësia dhe mjedisi.

“Zgjedhjet lokale të 17 nëntorit ishin të organizuara mirë dhe gjatë fushatës u respektuan liritë themelore”, thuhet në raportin e EU EOM.

“Një shumësi e garuesve u dha votuesve mundësi të vërtetë për të zgjedhur, me përjashtim të komunave me shumicë serbe ku konkurrenca politike ishte e kufizuar. Gratë ishin të nën-përfaqësuara në garat për kryetarë të komunave dhe përgjithësisht në strukturat partiake”.

Vëshguesit kanë vlerësuar se një pjesë e fushatës tradicionale ishte e profilit të ulët, ndërsa “fushata përmes internetit ishte dinamike”.

Dicka që i ka shqetësuar kët avëzhgues ndërkombëtarë ishte financimi i githë kësaj fushate, e cila sipas tyre, nuk ishte transpaterne.

“Mediat kontribuuan në informimin e votuesve duke organizuar debate gjithëpërfshirëse”.

Këta vëzhgues potencojnë faktin se “mangësitë e vjetra në kornizën ligjore mbesin të pa-adresuara siç mbesin edhe pothuajse të gjitha rekomandimet e mëhershme të BE-së për zgjedhjet”.

Ilustrim

I gjithë procesi i votimit, në sytë e vëzhguesëve të BE-së ishte i qetë dhe i rregullt, gjë që morri vlerëzim pozitiv nga ta.

“Megjithatë, është vërejtur një numër i konsiderueshëm i rasteve të votimit me asistencë dhe rregullat për pranimin e dokumenteve të skaduara të identifikimit për identifikim të votuesve nuk ishin respektuar në mënyrë konsekuente”.

Notë negative në procesin e votimit, vëzhguesit i kanë dhënë procesit të numërimit të votave.

“Numërimi i votave ishte më pak pozitiv. Në 6 nga 31 numërimet e vëzhguara është vlerësuar negativisht, kryesisht për shkak të mos-konsistencës në respektimin e procedurave”.

Regjistrimi i kandidatëve ishte gjithëpërfshirës. Gjithsej 89 subjekte politike, përfshirë 34 parti politike, paraqitën 166 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 5,199 kandidatë për kuvende komunale.

Ilustrim

Edhe pse kuota gjinore prej 30 për qind për listat e kuvendeve komunale u respektua, partitë nominuan pak gra kandidate për kryetare të komunës.

Korniza ligjore për regjistrimin e kandidatëve përmban dispozita të paqarta dhe kontradiktore, si dhe kufizime joproporcionale që nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike.

Duke pasur parasysh masat kundër COVID-19, kandidatët e fokusuan fushatën e tyre në media sociale dhe debate televizive.

Garuesit gëzuan të drejta të barabarta për lirinë e tubimit, shprehjes dhe lëvizjes. Në fushatë dominuan garat për kryetar të komunës, të cilat kryesisht kishin të bënin me personalitetet e kandidatëve dhe jo me platformat e partive të tyre politike.

“Infrastruktura komunale ishte tema kryesore, e pasuar nga shëndetësia dhe arsimi, bujqësia dhe mjedisi”, thuhet në raport të EU EOM.

“Kandidatët e komuniteteve jo-shumicë bënë fushatë pothuajse ekskluzivisht në komunitetet e tyre”.

Ilustrim

Vërejtjet kryesore ky grup i monitoruesëve të zgjedhjeve në Kosovë i ka tek Lista Serbe.

“Lista Serbe (LS) e ka monopolizuar jetën politike në komunitetet serbe të Kosovës dhe disa bashkëbisedues të EU EOM-së kanë përmendur raste të kanosjes dhe presionit nga kandidatët dhe aktivistët e LS-së”.

“Korniza joadekuate ligjore për financimin e fushatës, mungesa e mbikëqyrjes së mirëfilltë dhe njohuritë e kufizuara të rregullave në radhët e garuesve rezultuan në financim jo transparent të fushatës”.

“Korniza ligjore siguron një bazë adekuate për mbajtje të zgjedhjeve demokratike. Megjithatë, ende nuk janë adresuar mangësitë serioze dhe dispozitat kontradiktore mbi pranueshmërinë e kandidatëve, regjistrimin e votuesve, rregullat e fushatës zgjedhore, votimin jashtë Kosovës dhe zgjidhjen e kontesteve zgjedhore”.

Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i janë paraqitur pesëmbëdhjetë ankesa gjatë periudhës së fushatës. Tri parti politike u sanksionuan për fushatë të paligjshme dhe për vendosje të materialit zgjedhor. PZAP-ja publikoi shumicën e ankesave, parashtresave dhe vendimeve në faqen e tyre të internetit, kanë komentuar vëzhguesit e BE-së.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbajti takime të rregullta publike dhe shumica e vendimeve u miratuan në mënyrë unanime. Saktësia e listës së votuesve është përmirësuar, kryesisht për shkak të largimit të shumë personave të vdekur nga regjistri civil”.

llustrim

“Mjedisi mediatik është dinamik dhe pluralist dhe mediat i mbuluan zgjedhjet në mënyrë të lirshme, pa asnjë pengesë në aktivitetin e tyre. Derisa televizioni publik RTK1 ofroi mbulim të gjerë dhe të balancuar të lajmeve për kandidatët, mediat e tjera kryesore transmetuese treguan më pak interesim për garat komunale. Transmetuesi publik dhe disa kanale televizive private kontribuan pozitivisht në informimin e votuesve duke organizuar debate zgjedhore gjithëpërfshirëse për shumicën e komunave”, vlerësuan vëzhguesit ndëkombëtarë dhe patën vërejtje për KPM-në.

“Komisioni i Pavarur i Mediave nuk ishte efektiv në zbatimin e rregulloreve”.

“Fushata online ishte dinamike dhe toni përgjithësisht ishte i moderuar. Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ishte partia më aktive në Facebook, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Transparenca dhe llogaridhënia për reklamat politike me pagesë në Facebook u vështirësuan për shkak të mungesës së një kushti/kërkese që reklamuesit politikë të regjistrohen për të postuar reklama zgjedhore në Facebook dhe Instagram”.

“EU EOM vërejti shkelje të periudhës së heshtjes zgjedhore në rrjetet”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore