Lajme

Zelensky: Rusisë duhet t’i hiqet e drejta e vetos në Këshillin e Sigurimit


Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kërkoi nga një gjykatë e posaçme e Kombeve të Bashkuara që të vendosë “dënim të drejtë” ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Kjo duke përfshirë gjobat financiare dhe heqjen e të drejtës së vetos së Moskës në Këshillin e Sigurimit.

Fjalimi i regjistruar i Zelensky-t drejtuar liderëve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të mërkurën erdhi pasi presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi mobilizimin e parë të Moskës në kohën e luftës që nga Lufta e Dytë Botërore dhe kërcënoi se do të përdorte armë bërthamore për të mbrojtur Rusinë në atë që ai e ka cilësuar si një përplasje përcaktuese Lindje-Perëndim.

Presidenti ukrainas parashtroi ato që ai tha se ishin pesë kushte të panegociueshme për paqen. Këto përfshinin dënimin për agresionin rus, rivendosjen e sigurisë dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe garancitë e sigurisë.

“Një krim është kryer kundër Ukrainës dhe ne kërkojmë dënim të drejtë”.

Shumë delegatë në OKB e duartrokitën Zelensky-n në fund të fjalimit të tij.

Vendimet e Rusisë

Moska planifikon të rekrutojë rreth 300 mijë trupa në një përshkallëzim të dukshëm të pushtimit të saj në Ukrainë që filloi në shkurt.

Mobilizimi i Rusisë mund të jetë lëvizja më e rrezikshme politike e brendshme e dy dekadave të Putin-it në pushtet, dhe pas muajve të premtimeve të Kremlinit se nuk do ta bënte një gjë të tillë dhe vjen në një kohë kur Rusia është përballur me një sërë dështimesh në fushëbetejë.

Shqetësimi për rekrutimin bëri që fluturimet jashtë Rusisë të shiten shpejt.

Grupi i pavarur i monitorimit të protestave “OVD-Info” tha se rreth 1 mijë e 400 njerëz në 38 qytete ruse ishin arrestuar në protesta deri të mërkurën në mbrëmje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore