Bota

Zbulohen 100 mijë kratere te reja në Hënë


Më shumë se 100 mijë kratere hënore janë zbuluar nëpërmjet inteligjencës artificiale të misionit kinez “Change”.

Krateret u identifikuan kryesisht nga misionet hënore “Chang’e 1” dhe “Chang’e 2”, gjatë trajnimit të sistemit të inteligjencës dhe analizimit të rreth 10 mijë kratereve ekzistuese.

Sistemi identifikoi krateret “e reja”, të cilat kanë një shpërndarje kryesisht në gjerësinë e mesme dhe të ulët të sipërfaqes hënore.

Kërkimin e ka kordinuar Universiteti “Jilin” dhe Grupi “Chen Yang”, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave. Metoda e re e analizës është botuar në revistën “Nature Communications”./AlbanianPost.com 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore