Sport

Zbulohet oferta e Barcelonës për Brozovic-in


Sipas “Sky Sport Italia”, Barcelona i ka ofruar një marrëveshje trevjeçare mesfushorit të Inter-it, Marcelo Brozovic, por katalanasit nuk janë të gatshëm të ofrojnë para sa ka ofruar Al Nassr drejt Inter-it për kartonin e kroatit.

Brozovic është në bisedime me klubin saudit pasi zikaltrit i lejuan ata të negociojnë me yllin e tyre të mesfushës.

Megjithatë, 30-vjeçari ka kërkuar 30 milionë euro në sezon, 10 milionë euro më shumë se sa ofron aktualisht Al-Nassr.

Eksperti i transferimeve të “Sky Sport Italia”, Emanuele Baiocchini, konfirmoi gjatë emisionit të transferimeve të së martës se Barcelona ende mbetet e interesuar për kroatin.

Barcelona thuhet se ka ofruar një marrëveshje trevjeçare me një rritje të pagës. Do të ishte 7 milionë euro në sezonin e tij të parë në Camp Nou, 8 milionë euro në 2024-2025 dhe 9 milionë euro në sezonin e fundit të kontratës së propozuar.

(Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Megjithatë, kampionët e La Liga-s nuk duan të paguajnë më shumë se 18 deri në 19 milionë euro për Brozo-n, ndaj Inter-i preferon ofertën e Al-Nassr.

Brozovic është i hapur për t’u transferuar në Ligën Pro Saudite për sa kohë që kërkesat e tij për paga plotësohen.

Ai madje do të pranonte një marrëveshje dyvjeçare. Përndryshe, ai do të preferonte të qëndronte në Evropë dhe të nënshkruante me Barcelonën, por në këtë rast, katalanasit duhet të rrisin ofertën e tyre për klubin italian.

Brozovic aktualisht fiton 6.5 milionë euro në sezon dhe kontrata e tij në “Stadio Meazza” skadon në qershor të vitit 2026.

Sky Sport thotë se bisedimet mes Al-Nassr dhe rrethit të lojtarit do të vazhdojnë të mërkurën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore